Bien nga lartësia, humbin jetën dy persona në Tiranë

Bien nga lartësia, humbin jetën dy persona…

Dy persona kanë humbur jetën të dielën pasi kanë rënë nga nlartësia. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, nuk ka shumë detaje se pse kanë shkuar drejt këtij veprimi, por dyshohet se ka qenë aksidentale.

Detaje nga policia: 

•Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:00, në rrugën “Mustafa Maçi”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi L. K., 65 vjeç. Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas kurohej nga depresioni.

•Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:10, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi V. K., 77 vjeç.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit