Big Brother Vip/ Robert Berisha flet për pjesëmarrjen

Big Brother Vip/ Robert Berisha flet për…

Bir Brother Vip është një nga realit show të shumëpritura nga publiku.

Burime për “Iconstyle.al” kanë bërë me dije se data 1 tetor do të shënojë nisjen e “BBV”.

Deri më tani janë përfolur shumë emra si të përzgjedhurit e këtij edicioni, ndër të cilët edhe ai i Robert Berishës. Në një prononcim për “Reporteri.net“, këngëtari ka pranuar se ka marrë ftesë nga ana e produksionit, por e ka të pamundur pjesëmarrjen.

“E vërteta është se kam marrë ftesë nga ta. Për shkak të emisionit tim nuk mund të marr pjesë tre muaj. Kushtet më janë ofruar të gjitha por nuk kam shanse të jem pjesë e BB VIP”, u shpreh Roberti.

Ndërkohë më herët, burime ekskluzive për “Iconstyle.al’ kanë mësuar disa nga konkurrentet që do të jenë pjesë e këtij “reality shoë”, të cilat janë Ema Andrea, Sheila Haxhiraj, Albërije Hadërgjonaj. Mesa duket na presin shumë surpriza nga ky program dhe ne jemi gjithë sy e veshë për detajet e tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit