Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një tjetër rast që ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë ushqimore dhe kontrollin e produkteve që tregtohen në vend.
Edhe kësaj here, në qendër të denoncimit është rrjeti i supermarketeve lider në skandale, Big Market, i cili është përmendur vazhdimisht në ankesa të ngjashme nga konsumatorët.
Sipas qytetarit, ai bleu një pako oriz “Gold” për ta përgatitur për darkë. Edhe pse ambalazhi ishte i paprekur dhe data e skadencës rezultonte e vlefshme, sapo hapi pakon u përball me një pamje shqetësuese: brenda saj, përveç kokrrave të orizit, ndodhej edhe një koloni insektesh.
Ky nuk është rasti i parë që konsumatorët denoncojnë pranë JOQ Albania produkte me probleme të tregtuara në Big Market. Prej kohësh qytetarët raportojnë raste të ngjashme, duke ngritur shqetësime për cilësinë e produkteve që shiten në këtë rrjet supermarketesh.
Ndërkohë, pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme dhe ankesave të konsumatorëve dhe çmimeve të larta që tregtohen produktet në Big Market, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon t’i bëj fresk dhe të mbyllë sytë përballë situatave të tilla.
Mesazhi i qytetarit:
Bleva te Big Market oriz Gold edhe skandal! I mbushur me miza dhe krimba të vegjël. Ku është AKU apo kanë dalë në protestë edhe ata, çfarë po konsumojmë, ku jemi katandisur? Kur çmimet janë stratosferë të paktën të kemi cilësi.