Bilanc i frikshëm në Kosovë, sa shumë vdekje për 1 milion banorë. Më shumë se Gjermania e Portugalia

Bilanc i frikshëm në Kosovë, sa shumë…

Kosova për fat të keq ka një numër të frikshëm rastesh e vdekjesh prej koronavirusit.

Personat e infektuar kanë shkuar në 10.419 raste, ku 341 persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë, 6.058 të tjerë janë shëruar për fat të mirë.

Por, numri i të vdekurve është shumë i madh për 1 milion banorë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka paraqitur një grafik, ku tregon se ka 184 vdekje për 1 milion banorë.

Shifër më e lartë se në Gjermani, ku ka 110 vdekje për 1 milion banorë.

Më pak vdekje në një milion banorë se Kosova, ka edhe Portugalia e cila numëron 173 vdekje në një milion banorë, por duhet theksuar se Portugalia ka 10 milionë banorë kurse Kosova 1.8 milion banorë.

Shteti i cili ka më së shumti vdekje në një milion banorë, është Belgjika e cila prin me 851 vdekje nga COVID-19, shtet ky i cili ka më shumë se 11 milionë banorë.

Në shtetet e Ballkanit më së miri qëndron Kroacia me vetëm 39 vdekje në 1 milion banor.

Pas Kroacisë vijnë, Sllovenia me 62, Shqipëria me 70 vdekje, Serbia me 92, Mali i zi me 102, Bosnja dhe Hercegovina me 130 dhe Maqedonia e Veriut me më së shumti vdekje për një milion banor, gjithsej 253.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit