Bilanc i përkeqësuar/ Nga Covid-19 në vend, 4 humbje jete te Infektivi në 24 orë, 102 raste të reja

Bilanc i përkeqësuar/ Nga Covid-19 në vend,…

Ritmet e larta të infektimit me koronavirus dhe numri i të prekurve dhe jetëve të humbura në Shqipëri, nuk kanë të ndalur.

Siç raporton Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona, ndërsa janë konfirmuar me koronavirus 102 raste të reja nga 501 teste të kryera.

Tirana mbetët vatra me problematike me numrin më të lartë të rasteve.

“Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë:

Një 43-vjeçar nga Kamza, pa sëmundje të tjera, i intubuar dhe në gjendje të rëndë prej disa ditësh nuk ka mundur të mbijetojë me gjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor.

E kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm edhe një 60-vjeçar nga Shkodra, një 64-vjeçar nga Durrësi, në Spitalin Infektiv dhe një 61-vjeçar nga Tirana, në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve,” deklaroi MSH.

Në total kanë humbur jetën 111 persona. (Qarku Tiranë 57, Shkodër 18, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit