Bilanci ditor/ 119 raste të reja me COVID në Shqipëri, 4 qytetarë humbin betejën

Bilanci ditor/ 119 raste të reja me…

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin për 24 orët e fundit rreth situatës me COVID.

Në total, janë kryer 482 testime, dhe pozitive me koronavirus kanë dalë 119 qytetarë.

69 prej të cilëve kanë qenë vetëm në Tiranë.

Shifra të frikshme edhe numri i vdekjeve. Plot 4 qytetarë nuk e fituan dot betejën me COVID-19.

Ndëkohë, janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 2397 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spital po marrin trajtim 125 pacientë. 20 janë në terapi intensive, dhe 4 të intubuar.

DEKLARATA E PLOTË

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Vijon të ketë shtrime të reja në spital me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19, dhe raste të reja pozitive të identifikuara nga epidemiologët në terren.

Ndaj i bëjmë thirrje qytetarëve për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin fizik dhe higjienën personale.

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Një 67 vjeçare nga Tirana dhe një 82 vjeçar nga Vlora në spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” një 75 vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Megjithë të shëruarit, vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitalet COVID. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 482 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 119 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2397 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim të përhapjes së infeksionit.

Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (21 Korrik 2020)

Testime totale                   36388

Raste pozitive                     4290

Raste të shëruara             2397

Raste Aktive                        1776

Humbje jete                       117 (Qarku Tiranë 60, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  893

Durrës                  201

Shkodër                201

Vlorë                     100

Lezhë                    89

Korçë                    63

Kukës                    52

Elbasan                 51

Fier                        43

Berat                     35

Dibër                    26

Gjirokastër         22

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit