Bilanci ditor/ 5 viktima dhe 321 raste të reja

Bilanci ditor/ 5 viktima dhe 321 raste…

Kosova, më 8 Janar, regjistroi 5 viktima dhe 321 raste të reja me COVID-19, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (44 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Rastet e reja të infektimeve dalin pas 1 648 testimeve.

LEXO EDHE  Lezhë, përmbytet stadiumi, disa lagje nën pushtetin e ujit dhe pa energji

IKSHPK-ja po ashtu tha se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 564 pacientë.

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 8 janar, Kosova ka regjistruar 53 264 raste pozitive me COVID-19.

Prej tyre, 1 368 pacientë kanë vdekur dhe 45 000 janë shëruar.

Raste aktive janë 6 896.

 

burimi: boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit