Bilanci ditor i COVID-19 në vend/ 3 humbje jete dhe 71 raste të reja

Bilanci ditor i COVID-19 në vend/ 3…

Ministria e Shëndetësisë, në bilancin ditor të COVID-19, raportoi tre humbje jete në 24 orët e fundit dhe 71 raste të reja.

Në 24 orët e fundit, janë shëruar 45 qytetarë. Në spitale, janë 78 pacientë të shtruar, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive.

Nga ata, 2 pacientë janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1183 persona aktivë me COVID-19.

“Në 24 orët e fundit 3 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm, mes tyre një mjek 69-vjeçar nga Puka.

Ai luftonte prej disa ditësh me sëmundjen në spitalin infektiv.

Dhe dy qytetarë, një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë”, -bëri me dije Eugena Tomini. 

“Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 78 pacientë në spital, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive.
 
Nga ata, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rënde. 
 
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 459 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive.
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë.
 
Nga 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier. 
 
Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
 
Në vendin tonë aktualisht janë 1183 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës”, shtoi ajo.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë institucioneve, subjekteve dhe gjithë popullatës të ndjekin rekomandimet e autoriteteve shëndetësore.

Duke respektuar distancimin fizik në 1.5 metër dhe nëse nuk respektohet distanca përdorimi i maskës është i detyrueshëm.

Gjithashtu përdorni maskën në të gjitha ambientet e mbyllura, respektoni etiketen respiratore duke u kollitur dhe tështirë në këndin e brrylit. 

Të gjitha këto masa duhen të kombinohen me higjienën personale dhe kolektive. Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni.

Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19”,- apeloi Tomini.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, sipas qarqeve:
Tiranë 453
Durrës 213
Shkodër 168
Vlorë 116
Lezhë 64
Fier 48
Korçë 31
Kukës 25
Elbasan 24
Berat 16
Gjirokastër 15
Dibër 10

COVID-19 – Statistika (6 Korrik 2020):
Testime totale 29260
Raste pozitive 2964
Raste të shëruara 1702
Raste Aktive 1183
Humbje jete 79 (Qarku Tiranë 44, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1)

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit