Bilanci ditor i COVID/ 2 humbje jete dhe 155 raste të reja

Bilanci ditor i COVID/ 2 humbje jete…

Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të Martë 2 humbje jete në 24 orët e fundit dhe 155 raste të reja me COVID-19, nga 932 testime të kryera.

Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka informuar për bilancin e ri.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë kryer 932 testime për vlerësimin e ínfektímít nga vírusí SARS COV-2, dhe 155 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 34 raste në Tiranë, 24 raste në Durrës, 12 raste në Krujë, nga 9 raste në Korçë dhe Lezhë, 8 raste në Elbasan, nga 7 raste në Kurbin dhe Vlorë, 6 raste në Gjirokastër, 4 raste në Kukës, nga 3 raste në Fier, Kavajë, Përmet, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, Lushnje, Mirëditë, Tropojë, Mallakastër, Divjakë, Peqin, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Mat, Ura Vajgurore, Klos, Vorë, Maliq, Patos.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3871 , që nga fillimi i epídemísë.

Aktualisht në spítalín Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 95 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të íntùbùár. Në dy spítalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 12 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spítalor për pasojat e sèmundjes. Në dy spítalet COVID, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, në dy spítalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejèn me sèmundjen dy qytetare nga Tirana, një 61 vjeçare dhe një 69 vjeçare me sèmundje bashkëshoqëruese.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton qytetarët dhe bizneset se: Vendosja e maskës dhe barierrave mbrojtëse në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Bizneset duhet të zbatojnë me rigorozitet masat dhe protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së ínfeksíonít. E vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e SARS COV 2 është të zbatojmë masat e higjenës, distancimit fizik, mbajtjen e maskave dhe barrierave mbrojtëse dhe shmangien e grumbullimeve të cdo lloji. Sjellja individuale është përcaktuese në këtë betejë me Covid19. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sèmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid-19”, apeloi Beqo.

COVID-19 – Statistika (18 Gusht 2020): Testime totale 51860, Raste pozitive 7654, Raste të shëruara 3871, Raste Aktive 3551, Humbje jete 232 (Qarku Tiranë 115, Shkodër 34, Durrës 32, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 1862, Durrës 461, Shkodër 291, Fier 159, Lezhë 150, Korçë 141, Vlorë 134, Kukës 113, Elbasan 105, Berat 58, Gjirokastër 42, Dibër 35.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit