Bilanci ditor i COVID, Italia 'në vend numëro'

Bilanci ditor i COVID, Italia ‘në vend…

Në Itali, vijojnë të mbeten të pandryshuara prej disa ditësh shifrat e vdekjeve dhe të infektuarve të rinj me COVID.

Autoritetet shëndetësore italiane raportuan se, 30 persona kanë humbur jetën ndërsa 259 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Që nga shfaqja e pandemisë, në Itali, kanë humbur jetën si pasojë e virusit vdekjeprurës 34.708 persona.

Situata është përmirësuar dhe për të shëruarit, të cilët ditën e fundit ishin rreth 890.

Aktualisht, të shtruarit në spitale me simptoma janë 1356 persona, 105 prej të cilëve në terapi intensive.

Autoritetet shëndetësore italiane bënë me dijë se në 24 orët e fundit janë kryer rreth 52 mijë testime.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit