Bilanci ditor/ Rriten sërish rastet, 108 qytetarë me COVID. Shënohen 3 humbje jete

Bilanci ditor/ Rriten sërish rastet, 108 qytetarë…

Plot 108 raste të reja pozitive me koronavirus janë konfirmuar 24 orët e fundit në Shqipëri.

Në total, Ministria e Shëndetësisë informon se janë kryer 477 testime.

Lajm i keq është se pati edhe 3 humbje jete.

Ndërkohë, 60 qytetarë janë shëruar, duke e çuar në 2523 numrin e atyre që e kanë kaluar COVID-19.

Momentalisht, janë 1820 raste aktive me koronavirus në Shqipëri.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 477 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive”, tha Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 60 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2523 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton të gjithë qytetarëve domosdoshmërinë për të zbatuar rregullat: Për vendosjen e maskës, ruajtjen e distancimit dhe higjienën vetjake dhe kolektive. Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes, të cilët ndjekin të prekurit nga virusi SARS COV2 dhe kontaktet e tyre.

COVID-19 – Statistika (23 Korrik 2020)

Testime totale 37311

Raste pozitive 4466

Raste të shëruara 2523

Raste Aktive 1820

Humbje jete 123 (Qarku Tiranë 64, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 941

Durrës 211

Shkodër 202

Vlorë 98

Lezhë 82

Korçë 64

Fier 52

Kukës 49

Elbasan 46

Berat 32

Gjirokastër 23

Dibër 20

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit