Bilanci dramatik/ Rreth 4200 të vdekur në Indi brenda një dite, numri i të infektuarve në shifra rekord

Bilanci dramatik/ Rreth 4200 të vdekur në…

India ka regjistruar një bilanc shokues të viktimave të covid gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, 4187 persona të infektuar me covid kanë humbur jetën.

Bilanci i sotëm e çon në 238 270 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Edhe shifra e të infektuarve është tejet shqetësuese, me më shumë se 400 mijë raste të reja me COVID 19 në një ditë të vetme, 22 milionë në total.

India radhitet tashmë në vend të dytë në botë për infeksione pas Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që sipas autoriteteve piku i infeksionit në vend ende nuk është arritur, i shtyrë nga përhapja e vrullshme e ndodhur gjatë  disa festave religjioze me pjesëmarrje masive të popullsisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit