
1.Pandemia e koronavirusit
Pandemia e koronavirusit, është padyshim ngjarja më e rëndësishme që ka shënjuar vitin 2020, duke shkaktuar miliona të infektuar dhe viktima, dëme kolosale ekonomike dhe gjunjëzimin e mbarë botës.
Në 31 dhjetor të vitit 2019, në Wuhan të Kinës, nisën raportimet e para, për një grumbull rastesh të pneumonisë. Fill pas kësaj, një koronavirus i ri u identifikua. Kina publikoi dhe ndau me gjithë botën, sekuencën gjenetike të virusit në 12 janar 2020, ndërsa virusi vijonte të përhapej në mbarë globin.
OBSH e shpalli përhpjen e koronavirusit një pandemi në datën 11 mars 2020, kohë kur vende të ndryshme të botës fillojnë të marrim masa më agresive të izolimit, në përpjekje për të kontrolluar virusin.
Në pjesën dërrmuese të shteteve, parhapja e virusit i gjeti sistemet shëndetsore të papërgatitura. Në Europë, përhapje masive pati fillimisht në Itali, Mbretëri të Bashkuar dhe Spanjë.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, hodhi akuza të rënda ndaj OBSH-së, si një “shërbëtore të Kinës” dhe në datën 15 prill, ai mori vendimin, për të ndalur financimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në mes të një pandemia, deri në momentin e përfundimit të një shqyrtimi të veprimtarisë së kësaj organizate, në lidhje me Covid-19.
Deri në 28 dhjetor 2020, Covid-19 ka shkaktuar zyrtarisht 1,775,981 viktima dhe 81,357,147 të infektuar në mbarë botën.
2.Vrasja e Qasem Soleimanit
Në 3 janar 2020, një sulm ajror amerikan vrau komandantin më të fuqishëm ushtarak të Iranit dhe njeriun e dytë më të rëndësishëm në vend, Qasem Soleimani.
Sulmi u krye në aeroportin e Bagdadit, në momentin që gjenerali po largohej i shoqëruar nga disa persona.
Ky sulm ndaj gjeneralit Soleimani, u urdhërua nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
“Nën drejtimin e presidentit, ushtria amerikane ka ndërmarrë një veprim vendimtar për të mbrojtur personelin amerikan jashtë vendit duke vrarë Qasem Soleimani,” deklaroi në atë kohë Pentagoni.
62 vjeçari, Qasem Soleimani, ishte drejtuesi i operacioneve ushtarake në Lindjen e Mesme dhe drejtonte skuadrën elitë, Quds Force. Nën drejtimin e tij, Irani kishte rritur prezencën ushtarake në Iraq dhe Siri dhe orkestroi ofensivën ndaj grupeve rebele.
Solemaini shihej në Iran si një hero kombëtar dhe vrasja e tij u konsiderohet një agresion, duke rritur tej mase tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit.
Irani u kundërpërgjigj përgjatë dy muajve, pas vrasjes së Solemainit, me disa sulme me raketa ndaj bazave amerikane në Irak, duke plagosur dhjetëra forca amerikane dhe duke vrarë shumë irakenë.
3.Harvey Weinstein shpallet fajtor për abuzim seksual
Në 24 shkurt 2020, një nga producentët më të famshëm dhe influentë në Hollywood, Harvey Weinstein, u shapall fajtor për dy akuza, atë të përdhunimit (në shkallën e tretë) dhe për abuzim seksual.
Producent i famshëm 67 vjeçar, u akuzua nga mbi 80 gra, kryesisht aktore të famshme hollivudi, se kishte përdorur influencën dhe famën e tij, për të abuzuar me to seksualisht.
Akuzat ndaj Weinstein nisën fushatën feministe globale, #metoo, ku gratë fillua të denonconin publikisht dhunuesit e tyre, kryesishst njerëz të pushtetshëm, që fama dhe paratë i kishin mbrojtur nga denoncimet dhe dënimet për krimet e tyre.
4.Vrasja e George Floyd
Më 25 maj 2020, një ngjarje e rëndë ndodh në shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një 46 vjeçar, afro amerikan i quajtur George Floyd, vritet nga një polic, gjatë arrestimit në Mineapolis.
Floyd ishte arrestuar me dyshimin se kishte tentuar të përdorë një kartmonedhë 20 dollarëshe fallco. Një nga oficerët që e arrestoi, e vendosi gjurin e tij mbi qafën e Floyd për tetë minuta e 15 sekonda. Një video amatore e xhiruar në vendngjarje, tregonte se si Floyd, lutej që efektivi i policisë të mos e vriste, ndërkohë që bërtiste se nuk po merrte dot frymë. Floyd humbi jetën.
Ngjarja shkaktoi revoltë të madhe në mbarë SHBA-në, protesta të dhunshme dhe përplasje për ditë me rradhë, duke rikthyer në vëmendje debatin për racizmin sistemik në SHBA.
Vrasja e Floyd dhe protestat në SHBA, frymëzuan një lëvizje në mbarë globin, duke sjellë protesta të shumta nën moton “Black Lives Matter”.
5.Protestat në Bjellorusi për zgjedhje të lira
Në datën 9 gusht 2020, Aleksandër Lukashenko deklaroi fitoren e tij të thellë në zgjedhjet në Bjellorusi, me 80% të votave.
Menjëherë në vend shpëthyen protestat, me pretendimin se zgjedhjet ishin manipuluar. Fillimisht protestat ishin paqësore, por më pas nisën përplasjes mes protestuesve, që kërkonin largimin e Lukashenkos dhe policisë.
Opozitarja Tikhanpovskaya, u largua nga vendi pas shpalljes së fitores nga Lukashenko.
Autoritetet në Bjellorusi ushtruan dhunë dhe arrestuan dhjetëra mijëra persona. Bashkimi Europian vendosi sanksione ndaj Bjellorusisë dhe bëri thirrje për zgjedhje të reja. Disa persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjeve, por nuk ka një numër të konfirmuar zyrtarisht dhe ekzistojnë dyshime se statistikat nuk janë ato që paraqet qeveria.
Protestat në Bjellorusi vijojnë dhe kanë gjasa të jenë një ngjarje e rëndësishme edhe në vitin 2021.
6.Vdekja e Ruth Bader Ginsburg
Në 18 shtator 2020, u nda nga jeta Ruth Bader Ginsburg, anëtare e Gjykatës Supreme të SHBA-ve. Ginsburg pati një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë gjykatë. Ajo njihej si një ikonë e ligjit, feminizmit dhe kulturës.
Ginsburg ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare, si pasojë e komplikacioneve nga kanceri i pankreasit.
Fill pas vdekjes së Ginsuburg, Presidenti Trump, nominoi Amy Coney Barrett për anëtare të Gjykatës Supreme, pa pritur zhvillimin e zgjedhjeve në 3 nëntor, duke shkaktuar kështu kundërshti të shumta në kampin demokrat.
Senati amerikan, konfirmoi gjykatësen Amy Coney Barrett në Gjykatën Supreme.
Republikanët votuan 52-48, në favor të Amy Coney Barret duke mundur opozitën e unifikuar të demokratëve.
Gjykata supreme tashmë do të dominohet nga konservatorët dhe do të ketë një përbërje 6-3 në favor të tyre.
7. Joe Bien fiton zgjedhjet në SHBA
Joe Biden dhe Kamala Harris, fitojnë zgjedhjet presidenciale të zhvilluara në 3 nëntor 2020, duke mundur presidentin në detyrë Donald Trump. Ky i fundit e kontestoi rezultatin e zgjedhjeve dhe pretendoi se ato ishin manipuluar edhe pse nuk ekzistonte asnjë provë për këtë. Trump e përdori shpesh gjatë fushatës këtë pretendim, se zgjedhjet me postë do të manipuloheshin.
Zgjedhjet ishin të pazakonta, sepse zhvilloheshin gjatë një pandemia, çka i kufizoi kandidatët në fushatat e tyre në terren.
Debati i parë televiziv mes kandidatëve degjeneroi në kaos, duke sjellë një përballje që shkaktoi mjaft habi, kryesisht për faktin se Trump nuk e lejonte kandidatin tjetër të fliste dhe e ndërpreu në thuajse të gjithë debatin, duke përdorur edhe fyerje personale.
Inagurimi i Presidentit Biden do të ndodhë në 20 janar 2021. Ai ka premtuar se do të rikthejë SHBA-të në marrëveshjen e klimës, do të ketë një marrëdhënie më bashkëpunuese me organizatat botërore dhe do të ndalë përçarjen në SHBA.
“Unë premtoj se do të jem një president që nuk kërkon të përçajë por të bashkojë, i cili nuk sheh shtete blu dhe shtete të kuqe, por sheh Shtetet e Bashkuara. Do të punoj me gjithë zemër për të fituar besimin e të gjithëve ju”, deklaroi Biden në fjalimin e fitores.
8.Zbulimi i vaksinës anti-Covid 19
Në datën 9 nëntor 2020, kompania Pfizer dhe Bio N Tech, njoftoi se testimet për vaksinën anti-Covid 19, kishin rezultuar efektive deri në masën 90%.
Vaksina u testua tek 43,500 persona. Vaksina duhet të aplikohet në dy doza, me një diferencë prej tre javësh mes tyre.
Pas Pfizer edhe kompanitë Moderna dhe AstraZeneca, njoftuan se testimet e tyre kishin rezultuar të suksesshme.
Shteti i parë në botë që nisi vaksinimi ishte Mbretëria e Bashkuar. Personi i parë që mori vaksinën, ishte një 91 vjeçare, që e konsideroi vaksinën e Pfizer, “një dhuratë për ditëlindje”. Mbretëria e Bashkuar vijon të vaksinojë të moshuarit dhe personelin mjekësor, ndërkohë që vaksina ka filluar të aplikohet në vendet të ndryshme të botës, përfshirë SHBA-të, Bashkimin Europian dhe Rusinë.
Në fund të dhjetorit 2020, autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar, japim sinjalin se një variant i ri i koronavirusit është përhapur në vend. Bëhet fjalë për një mutacion të virusit, që e ka bërë atë 70% më infektues. Menjëherë shumë vende ndaluan fluturimet me Britaninë e Madhe.
Testime të shumta po zhvillohen për të kuptuar më shumë rreth këtij varianti dhe impaktin e tij të mundshëm, tek vaksinat e sapo aprovuara në mbarë globin. Analizat përfshijnë rritjen në laborator të variantit të ri, studimin e antitrupave që prodhon dhe testimet e vaksinave kundër Covid-19, ndaj këtij varianti.
9.Zjarret në Australi
Zjarret në Australi, të cilat nisën në vitin 2019, u intensifikuan në përmasa katastrofalë gjatë vitit 2020. Ekspertët vlerësojnë që rreth 3 miliardë kafshë janë djegur ose janë shpërngulur, gjatë këtyre zjarreve.
Fotografitë e koalave me plagë dhe që largoheshin nga zjarret, bënë xhiron e të gjitha mediave prestigjioze dhe rrjeteve sociale.
Zjarret u intensifikuan dhe përhapën masivisht, për shkak të temperaturës shumë të lartë dhe klimës mjaft të thatë që Australia përjetoi gjatë këtij viti.
10.Mbretëria e Bashkuar arrin marrëveshjen me Bashkimin Europian
Një marrëveshje tregtare historike, është arritur mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, një javë përpara përfundimit zyrtar të periudhës tranzitore post Brexit.
Marrëveshja tregtare, një dokument rreth dy mijë faqe, përmban rregullat për të cilat BE dhe MB kanë rënë dakord, për çdo temë, nga bashkëpunimi bërthamor, tek energjia, komunikimi, peshkimi apo aviacioni.
Mbretëria e Bashkuar do të dalë nga tregu i përbashkët i BE-së më 31 dhjetor dhe rregullat e dakordësuara do të hyjnë menjëherë në fuqi, për të lejuar tregti pa tarifa dhe bashkëpunim të ngushtë policor dhe gjyqësor.
Kjo marrëveshja ka rëndësi themelore për të dyja palët. Në rastin e Mbretërisë së Bashkuar, Zyra Përgjegjësie për Buxhetin, kishte paralajmëruar se një Brexit pa marrëveshje, mund të sillte humbje deri në 40 miliardë paund dhe rreth 300 mijë vende pune.
Doëning Street u shpreh: “Ne e përmbushëm Brexit dhe tashmë mund të shfrytëzojmë plotësisht mundësitë fantastike që janë përpara nesh“.
Ndërsa Von der Leyen, u shpreh se marrëveshja është e drejtë për të dyja palët.“Është një marrëveshje e drejtë dhe e balancuar, është gjëja e duhur dhe e përgjegjshme për të dyja palët. BE dhe MB duhet të jenë krah për krah, për të përmbushur synimet tona të përbashkëta globale“, tha ajo në një konferencë shtypi.
burimi: tpz