Bilanci i 24 orëve të fundit/ Dy viktima dhe 74 raste të reja me koronavirus në vendin tonë

Bilanci i 24 orëve të fundit/ Dy…

74 raste të reja dhe 2 viktima është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Një paciente 45-vjeçare dhe një 82-vjeçar nga Kruja, kanë humbur jetën tek spitali ‘Infektiv’ si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha se janë kryer 409 testime për të dyshuar me koronavirus.

Bilanci i 24 orëve të fundit

81 të vdekur – Në 24 orët e fundit 2 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19. Një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

81 pacientë në spital – Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 81 pacientë në spital, mes tyre edhe mosha të reja. 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

74 raste pozitive – Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive.

Qytetet e prekura – Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe.

42 të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

1213 raste aktive – Në vendin tonë aktualisht janë 1213 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

COVID-19 – Statistika (7 Korrik 2020)
Testime totale – 29669
Raste pozitive – 3038
Raste të shëruara – 1744
Raste Aktive – 1213

Humbje jete 81 (Qarku Tiranë 44, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 477
Durrës 221
Shkodër 167
Vlorë 115
Lezhë 63
Fier 49
Korçë 30
Elbasan 25
Kukës 24
Berat 16
Gjirokastër 15
Dibër 11

Apeli për bizneset dhe qytetarët – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon edhe njëherë ndërgjegjësim nga bizneset dhe qytetarët, që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe higjienës personale.

Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni.

Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit