Bilanci i COVID në Itali, rritet numri i rasteve të reja dhe viktimave

Bilanci i COVID në Itali, rritet numri…

Rritet numri i rasteve të reja dhe viktimave me COVID në Italinë fqinje.

Italia ka regjistruar 329 raste të reja me koronavirus pas 77 701 tamponeve të kryera në 24 orët e fundit.

Në total, personat e prekur nga Covid-19 në vendin fqinj janë 237 828.

Mbrojtja Civile bëri me dije se janë regjistruar edhe 43 viktima të tjera në 24 orët e fundit, për një total prej 34 448.

Ndërkohë, personat e shëruar gjatë ditës së fundit janë 929 (179 454 gjithsej).

Ditën e djeshme, Italia regjistroi 34 viktima dhe 210 raste të reja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit