Bilanci i COVID në Itali, rritet numri i rasteve të reja

Bilanci i COVID në Itali, rritet numri…

U duk se Italia ishte duke e fituar betejën e saj me pandeminë e koronavirusit, por ditët e fundit edhe aty rastet e reja janë duke u shtuar.

Autoritetet shëndetësore italiane kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 276 persona, nga të cilët 135 vetëm në rajonin e Lombardisë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 12 persona, të cilët ishin të prekur me Covid-19.

Dje, autoritetet raportuan 12 viktima dhe 229 raste të rej.

Deri tani, në Itali janë infektuar 242,639 persona, nga të cilët 34,938 kanë ndërruar jetë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit