Bilanci i COVID në Itali, ulet numri i personave që kanë humbur jetën

Bilanci i COVID në Itali, ulet numri…

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 34 viktima nga koronavirusi për një total prej 34405, shifër në ulje në krahasim me një ditë më parë.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 1516 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 178 526

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 210 raste të reja pozitiv për një total prej 237 500

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 9 viktima nga koronavirusi për një total prej  16 466 që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu pati edhe 143  raste të reja të pozitivitetit Covid për një total prej 92 060

Gjatë 24 orëve të fundit në Lombardi u regjistruan 877 të shëruar për një total prej 60361

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit