Bilanci në Kosovë/ 142 raste të reja me koronavirus, lajm i mirë numri i lartë i të shëruarve

Bilanci në Kosovë/ 142 raste të reja…

Plot 142 raste të reja me koronavirus janë regjistruar 24 orët në Kosovë.

Në total, u kryen 485 testime.

Shifrat u bënë të ditura nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani.

Ai i deklaroi ato, gjatë një konference për media të mbajtur në Gjilan.

Ndërkohë, po gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan plot 101 raste të shëruara.

Me shifrat e fundit, numri total i rasteve pozitive shkon në 5,877.

Prej tyre, 139 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa 3,069 janë shëruar.

Aktualisht, 240 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Po ashtu, edhe 324 në spitalet e përgjithshme.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit