Bilanci negativ i Covid-19 në Shqipëri: 19 viktima në 8 ditë

Bilanci negativ i Covid-19 në Shqipëri: 19…

Në Shqipëri vazhdojnë të thellohen pasojat tragjike të epidemisë Covid-19.

Dy zonja nga Tirana, njëra 67-vjeçare dhe tjetra 73-vjeçare, humbën jetën në Spitalin Infektiv në 24 orët e fundit.

8 ditët e fundit, në kohën mes dy fundjavave, kanë vdekur 19 persona prej koronavirusit, pra 2-3 persona në ditë; mes tyre ishte edhe një mjek i njohur.

Në Spitalin Infektiv mbahen të shtruar 88 pacientë, 9 nga të cilët janë në terapi intensive.

Këtë fundjavë u zbuluan edhe 67 qytetarë të tjerë të infektuar me Covid-19, me të cilët numri i përgjithshëm i të infektuarve aktivë shkoi në mbi një mijë e 100 persona.

Ata gjenden shumica në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Elbasan, Korçë dhe Kurbin. Shpërndarja e rasteve përfshin edhe Krujën, Kukësin, Fierin, Lezhën, Lushnjen dhe Kamzën.

Nga fillimi i epidemisë, Shqipëria ka shënuar mbi 2 mijë 800 raste me Covid, të cilat i ka zbuluar me mbi 28 mijë testime gjithsej./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit