Bilanci, Shkodër 26 familje të evaukuara

Bilanci, Shkodër 26 familje të evaukuara

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës në zonat e përmbytura si pasojë e reshjeve të dendura.

Sipas njoftimit në Shkodër 26 familje janë ende të evokuara, ndërkohë që pjesa tjetër janë rikthyer në banesat e tyre.

Aktualisht në Lezhë në 4 banesa ka ende prezencë uji. Më tej thuhet se sot janë 1685 hektarë tokë nën ujë dhe vazhdon tërheqja, nga 4346 ha që ishte dje në darkë.

NJOFTIMI I MINISTRISË SE MBROJTJES

Gjatë orëve të fundit kemi pasur një përmirësim të konsiderueshëm të situatës nga reshjet intensive që përfshinë vendin duke nisur nga data 20 Nëntor.Menjëherë pas marrjes së të dhënave mbi parashikimin e motit nga IGJEUM dhe Shërbimi Meterologjik Ushatrak, Agjencia e Mbrojtjes Civile ka njoftuar pushtetin vendor, veçanërisht bashkitë më të rrezikuara nga reshjet e shiut që kanë qenë të një sasie të konsiderueshme.

Në cilësinë e Kryetarit të Komitetit të Mbrojtjes Civile thirra edhe mbledhjen e Komitetit ku të ftuar ishin edhe kryetarët e bashkive, Prefektët e zonave me risk, me të cilët rakorduam planin e masave për të përballuar pasojat.

Që prej ditës së parë janë angazhuar në terren:1.570 Forca të Armatosura2.495 Forca Zjarrfikëse3.400 Forca nga Policia Shtetit4.315 Forca Vullnetare5.

Ekipet e Shërbimit Mjekësor. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, reshjet e shiut kanë vazhduar me intensitet të ulët gjatë natës dhe të lokalizuara.

-Ka rënë ndjeshëm sipërfaqja e tokës e mbuluar nga uji në qarkun e Shkodrës. Sot janë 1685 hektarë tokë nën ujë dhe vazhdon tërheqja, nga 4346 ha që ishte dje në darkë-Aktualisht janë vetëm 26 familje me 99 anëtarë të evakuuar, nga 52 familje dhe rreth 318 banorë që ishin dje. Të tjerët janë kthyer në banesat e tyre.Në Bashkinë e Lezhës ka pasur gjithashtu përmirësim:-Ka prani uji vetëm në 4 banesa nga 24 që ishin dje-1300 hektarë sipërfaqe e përmbytur

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit