Bill Gates: Puna nuk është më e rëndësishme në jetë

Bill Gates: Puna nuk është më e…

Bill Gates mbajti një fjalim në Universitetin e Arizonës Veriore, ku iu ka dhënë disa këshilla të vyera studentëve atje. Por një ndër më të rëndësishmet ishte që ata të shijonin çdo gjë në jetë, si punën edhe jetën përtej punës.

Në fjalimin e tij Gates pranoi se e shtyu veten dhe kolegët e tij të punonin me orë të gjata gjatë ditëve të para të Microsoft, duke mos kuptuar rëndësinë e balancës punë-jetë.

Prandaj ai i i këshilloi maturantët që të marrin kohë për veten e tyre, të ushqejnë marrëdhëniet dhe të festojnë sukseset, duke theksuar nevojën për të gjetur një ekuilibër midis punës dhe jetës personale.

Ndërsa u përgatita për sot, mendova se si ju, si të sapodiplomuar, mund të keni ndikimin më të madh në botë me arsimin që keni marrë këtu. Kjo më shtyu të mendoj për diplomimin që nuk e kam pasur kurrë, fjalimin e fillimit që nuk e kam dëgjuar kurrë dhe këshillat që nuk më janë dhënë në një ditë si kjo. Por, tani kam kutpuar se jeta është më shumë se sa vetëm të shkosh në punë, dhe do doja që pasardhësit e mi ta dinë këtë “tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit