Billa u bë 'kurban' nga e dashura. Ajo i telefonoi dhe i la takim te vendi i pritës?

Billa u bë ‘kurban’ nga e dashura.…

Dalin në dritë detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 40-vjeçarit Hekuran Billa, te “Komuna e Parisit”, mbrëmjen e 11 qershorit.

Policia e Shtetit ka arrestuar sot bashkëpunëtoren në krim, 26-vjeçaren Adjola Lakra.

Mediat raportojnë se, e reja ka bashkëpunuar me Sebastjan Malin dhe Viktor Markun, për ekzekutimin e Billës.

26-vjeçarja dyshohet se ka marrë në telefon Hekuran Billën para krimit dhe i ka lënë takim, në zonën e ”Komunës së Parisit”, aty ku po e prisnin vrasësit.

 Adjola Lakra, me banim në Berat, ishte në një lidhje me Hekuran Billën prej gati 2 vitesh.

Pas krimit, ajo ka qenë nën vëzhgimin e policisë për 3 ditë me radhë, ku më pas është bërë arrestimi i saj, në bashkëpunim me Policinë e Beratit.- raporton median./Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit