Binjaket identike vuajnë të njëjtat simptoma të kancerit, por vetëm njëra është e sëmurë

Binjaket identike vuajnë të njëjtat simptoma të…

Një vajzë adoleshente nga Skocia ka vuajtur nga simptomat e kancerit të binjakes së saj identike, ndonëse mjekët thonë se ajo është mirë. Në vitin 2017, Sophie Walker, tani 16 vjeç, u diagnostikua me atë që quhet tumor Wilms, i cili është një kancer i rrallë i veshkave që zakonisht prek fëmijët. 

Motra e saj binjake, Megan, nuk ka pasur kurrë kancer, por thuhet se ka të njëjtat simptoma si motra e saj, sipas The Indipendent. Përpara se Sophie të diagnostikohej me tumor, ajo kishte një sërë simptomash që përfshinin dhimbje stomaku me ngërçe, dhimbje shpine dhe humbje peshe, simptoma që binjakja e saj i përjetoi gjithashtu, pavarësisht se nuk kishte tumor.

Kur Sophie u diagnostikua për herë të parë, Megan kishte të gjitha simptomat. Njerëzit komentojnë se sa e sëmurë duket gjatë gjithë kohës, ajo është edhe më e zbehtë se motra e saj. Çdo test nën diell i është bërë asaj dhe nuk ka absolutisht asgjë të keqe me të. Është kaq e çuditshme”, tha nëna e vajzave, Rebecca Walker. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit