Bino paralajmëron: Të hënën do vendosim masa të reja shtrënguese anti-Covid

Bino paralajmëron: Të hënën do vendosim masa…

Ndonëse një ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mos ndryshojë masat e dy javëve të fundit, Silva Bino ka deklaruar ditën e sotme se ditën e hënë do të rishikohen masat dhe do të vendoset nëse do të shtohen. Duke pranuar se jemi në një situatë kritike me pandeminë, Bino deklaroi se do të shikohet sesi do të jenë shifrat e fundjavës dhe më pas do të mërret vendimi.

Më konkretisht, ajo është shprehur se:

Në fund të javës do të shikojmë se si po ecën gradualisht situata dhe të hënën tjetër do të merren masat përkatëse sipas evoluimit të pandemisë.

Ndër të tjera, Silva Bino i konsideron “kambanë alarmi” shifrat e të prekurve nga koronavirusi, personat që kërkojnë ndihmë në spitale dhe humbjet e jetëve prej Covid-19, ndërsa kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit