Bisedë telefonike Basha-Varhelyi/ Mbyllja e “Zgjedhores” në 31 maj thelbësore për integrimin

Bisedë telefonike Basha-Varhelyi/ Mbyllja e “Zgjedhores” në…

Afatet e Reformës Zgjedhore kanë qenë kryetema e diskutimeve mes Komisionerit për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

Mësohet se këta të fundit kanë zhvilluar një bisedë telefonike. Vetë Varhelyi, bën me dije përmes një postimi në “Twitter” se përfundimi në kohë i reformës zgjedhore është thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE.

“Fola sot me Lulzim Bashën duke mirëpritur fillimin e punës ndërpartiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE është që kjo reformë të përmbyllet pa vonesë të mëtejshme, në një linjë më marrëveshjen e arritur në Mars”, shkruan Varhelyi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit