'Bisha' e forcave speciale 'OMON', mbështet falangën në ndërhyrjet blic

‘Bisha’ e forcave speciale ‘OMON’, mbështet falangën…

Ky superkamion është prodhimi më i fundit i kompanisë automobilistike “KRAZ” dhe do të përdoret për forcat speciale policore ruse, “OMON”. I njohur ndryshe si “bisha” e “OMON phalanx” (Falanga OMON), ky automjet 8×8 shërben si mburojë e blinduar avancimi për forcat speciale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, gjatë operacioneve të ndryshe taktike.

Kamioni është një prodhim i ri dhe mban mbi vete dhe transporton një platformë portative korace të blinduar 20mm. Ajo hapen në disa pjesë dhe mbulon gjithë pjesën ballore të kamionit, duke u kthyer në një mburojë të blinduar për avancim përpara, gjatë operacioneve speciale.

Ekspertët e forcave speciale kanë thënë se ky automjet, do t’u vijë shumë në ndihmë sidomos gjatë operacioneve për ndërhyrje në situata kur nevojitet përdorimi i armëve të zjarrit, ose i mjeteve të tjera teknike policore.

Automjeti parashikohet që të përdoret gjerësisht sidomos në operacionet antiterrorizëm, ose në situata të ndërhyrjeve “blic” nga forcat speciale “OMON”.

Këto forca speciale janë një ekujvalent i atyre shqiptare “RENEA”, të cilat nuk përdoren për shpërndarjen e turmave gjatë protestave, si në rastin e reparteve “FNSH”, por vetëm në operacione taktike për kapjen dhe neutralizimin e elementëve kriminale ose terroristë.

Mburoja e blinduar e lëvizëshme e falangës, e cila transportohet në “pikat e nxëhta” me kamion, është e njëjtë me dyert e një kasafortë të madhe banke ose me dyert e blinduara të burgjeve të sigurisë së lartë.

Ajo ka hapësira të posaçme si frëngji nga ku mund të nxirren grykat e armëve, pushkët për gas lotsjellës, por edhe dritare të posaçme me xhama të blinduar të spesorit të trashë. Koraca e mburojës është parashikuar që të përballojë edhe armët granathedhëse, si dhe fishekët blindshpues gjatë aksioneve të ndryshme që forcat speciale “OMON” realizojnë./Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”12″ display=”basic_imagebrowser”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit