Bitcoin në rënie të vazhdueshme/ Kina shpall të paligjshme transaksionet me kriptomonedha

Bitcoin në rënie të vazhdueshme/ Kina shpall…

Kina ka marrë vendimin për të ndaluar të gjithë institucionet financiare të përdorin transaksionet e kriptomonedhave.

Sipas këtij vendimi, institucione si bankat, kanalet e pagesave në internet nuk duhet t’iu ofrojnë klientëve shërbime si regjistrimi, tregtimi apo shkëmbimi i kriptomonedhave.

“Kohët e fundit çmimet e kriptomonedhës janë ngritur në qiell si dhe kanë rënë shumë poshtë, dhe kriptomonedhat janë rikthyer sërish, duke cënuar seriozisht sigurinë e pronës së qytetarëve dhe duke prishur rendin normal ekonomik dhe financiar.”- ka thënë në një deklaratë qeveria kineze.

Kina ka ndaluar transaksionet e kriptovalutave, por jo mbajtjen e tyre.

Kjo nuk është hera e parë qe Kina godet tregun e kriptomonedhave. Në 2017 dhe 2019, Banka Popullore e Kinës, ndërmori veprime të ngjashme.

Ky vendim i Kinës ka bërë që tregu i kiptomonedhave të bjerë ndjeshëm, ku kryeson rënia e vlerës së Bitcoin me më shumë se 15% duke e çuar në 31,652 euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit