Bizhuteritë dhe Orët e shtrenjta, shqiptarët harxhuan më shumë para për të blerë në vend

Bizhuteritë dhe Orët e shtrenjta, shqiptarët harxhuan…

Pandemia u mbylli kufijtë dhe shumica e atyre që shpenzojnë paratë për sende luksi, ngaqë nuk e arritën një gjë të tillë ta bëjnë jashtë shtetit, paratë i shpenzuan në Shqipëri, raporton revista Monitor.

Sipas të dhënave të INSTAT importi I bizhuterive u rrit me 18.4 përqind pas një rënie që pati në 2019.

Agron Gjikondi që zotëron një prej argjendarive më të mëdha në vend tha për Monitor se shitjet e bizhuterive dhe të markave të njohura italiane dhe orëve zvicerane u rrit me 5% në dyqanet e tij, krahasuar me një vit më parë. “Rritja e shitjeve ka ardhur për shkak të ndalimit të lëvizjeve jashtë vendit. Rreth 30% e blerësve I blejnë bizhuteritë jashtë vendit dhe për këtë arsye është rritur edhe xhiroja për blerjet në vend. Edhe për muajin janar 2021 ecuria e shitjeve ka qenë shumë positive. Parashikohet që edhe ky vit të mbyllet me rritje shitjesh në këtë sektor”, thotë Gjikondi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit