Biznes i ri/ Një emër bebi po shitet për 30 mijë euro në TikTok

Biznes i ri/ Një emër bebi po…

Në epokën e influencuesve apo rrjeteve sociale  në tërësi, nuk mund të mungojë edhe përzgjedhja e bashkëshortit të ardhshëm apo gjetësit e emrit për fëmijët.

Kanë marrë pseudonimin “baby namer” dhe janë ata që gjejnë një emër për bebin, në vend të prindërve të pavendosur për emrin e fëmijës. Shërbimi I tyre mund të kushtojë deri në 30 mijë dollarë dhe ka lindur në vitin 2015 nga Taylor Humphrey nga Kalifornia, tashmë është 34 vjeçe.

Filloi në blogun e saj ‘ What is a baby name’ por suksesi i vërtetë shpërtheu në rrjetin social TikTok me 70 mijë ndjekësit e tij. Dhe nuk është e vetmja që ka nuhatur biznesin e ri duke bërë biznes me nënat dhe baballarët e ardhshëm, ndoshta shumë të zënë ose shumë dembelë. Dhe Humphrey nuk është e vetmja që i është futur këtij biznesi.

Taylor Humphrey ndan listat me emrat ndjekësit e saj dhe nuk kursehet në këshilla për prindërit e rinj, të cilët mund të jenë të famshëm ose njerëz të zakonshëm.

 Çminet variojnë nga 1500 deri në 30 mijë dollarë, përfshihen edhe konsulta, video dhe libra që tregojnë historinë e emrit që i është vënë fëmijës, si dhe mbështetje gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes. Për ata që duhet vetëm të zgjedhin një emër, marrin një listë me 15 emra dhe disa sugjerime mbi ato që tashmë janë marrë në konsideratë nga familja për shumën prej 350 dollarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit