Biznes-maska “Eral” e Afrim Qendros së Unazës; ka përlarë 22 milionë Euro tendera rrugë, shkolla, pedonale, ujësjellësa

Biznes-maska “Eral” e Afrim Qendros së Unazës;…

U harrua Afrim Qendro, për përmbytjen e Tiranës në shtator 2002; me hapjen e Digës së Liqenit Artificial, duket po harrohet nga drejtësia edhe për tenderin 20 milionë euro/1800 metër Unaza e Re, së bashku me Gjiknurin e trafikantin Bashkim Ulaj.

Por emri dhe “vepra” e Afrim Qendros me tenderët, është rishfaqur përsëri këto ditë; në një raport konfidencial të përgatitur nga DSIK në bashkëpunim me agjencitë e SHBA-BE; për gjurmimin e parave dhe bizneseve të zyrtarëve, që janë dënuar ose janë në hetim për korrupsion.

Ish-drejtori i rrugëve, Afrim Qendro, rezulton të ketë biznes ndërtimi, shitje makinash, gomash e administrim pyjesh, me emrin “Eral Construction Company”; por të maskuar pas dy familjarëve të tij Gramoz Qendro e Ervin Qendro.

Ai është futur në raportin anti-korrupsion, për shkak se në vitin 2002, është arrestuar e dënuar me burg; për hapjen e Digës së Liqenit të Tiranës, duke përmbytur gjithë zonën “Tirana e Re”.

Nuk ishte “gabim njerëzor”, por skemë e bërë së bashku me Edi Ramën e Blendi Gonxhen, si mundësi për të sajuar një tender rehabilitimi e dëmshpërblimi dëmesh në vlerë 4 milionë euro.

Po kështu, në raportin e hetimit pasuror, Afrim Qëndro është futur edhe për shkak se është nën hetim penal, lidhur me falsifikimet e tenderit 20 milionë Euro tek Unaza e Re.

Pas këtij skandali, kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga detyra duke e ka lënë përsëri brenda zyrave të ARRSH, me post “N/drejtor”; por DSIK dhe agjencitë e SHBA-BE, kanë zbuluar se ai përlanë edhe tendera nga fondet publike, nëpërmjet firmës “Eral Construction Company”.

Kjo firmë, ka nisur të marrë tendera në shtet, pas muajit janar 2014, kur Afrim Qendro u bë N/drejtor i Rrugëve e më pas drejtor; duke e bërë firmën e tij, përfituese kryesore të tenderëve që sajonte vetë për rrugë fshatrash, por dhe nëpër bashki, FSHZH e kudo ku kishte pushtet “rilindja”.

Nga janari 2014, deri në muajin nëntor 2019, kompania “Eral Construction Company”, ka marrë 215 tendera me vlerë 19 milionë euro ndërtime dhe 3 milionë Euro tendera shitje gomash, makinash e pajisjesh ndërtimore.

Sipas të dhënave, tenderët i ka marrë me vlerën 30-40% më të lartë se kostoja reale; ndërsa tenderët e qirave për pyje dhe objekte nga shteti, i ka marrë me vlerë 5-10 herë më të ulët se çmimi tregut e pa garë.

Kujtojmë tenderin e dhënë nga FSHZH në datën 4 tetor 2019, me objekt: Përmirësim i infrastrukturës në fshatin Qerret-Kavajë; caktuar nga Dritan Agolli e Erjon Braçe, në vlerën 125 milionë e 48 mijë lekë pa TVSH; ose 2 herë më tepër se vlera e shpallur në fillim 560 mijë euro me TVSH, por shtuar për të … vjedhur. Kaq për sot. /Pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit