'Bizneset fshehin nga 5 punëtorë', informaliteti shqetësues në Shqipëri

‘Bizneset fshehin nga 5 punëtorë’, informaliteti shqetësues…

Punësimi i punonjësve në të zezë vijon të mbetet një fenomen shqetësues në Shqipëri, ku punëdhënësit nuk respektojnë të drejtat e punëmarrësve për t’i paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe për t’i regjistruar si të punësuar. Po ashtu dhënia e pagesave ‘nën dorë’, është një veprim i zakonshëm që vijon të mbetet problematik.

Sipas Inspektoratit Shtetëror të Punës, nga këqyrjet e bëra në disa biznese gjatë vitit 2023, janë konstatuar 1 965 punonjës informalë/të parregullt. Nga këta 1 949 janë siguruar pas inspektimit, dhe për rastet që nuk janë formalizuar kompetenca i ka kaluar organeve të tatimit.

Po kush janë qytetet të cilat kanë numrin më të lartë të punonjësve informalë? IShP-ja gjatë vëzhgimit ka inspektuar afro 216 mijë punëmarrës, dhe numri më i lartë i punonjësve në të zezë rezulton të jenë në Tiranë me 643. Kjo edhe për shkak së numri më i madh i bizneseve janë në këtë qark. Por informalitet në mënyrën e punëdhënies ka edhe në qarqet e tjera, si Korça që pason kryeqytetin, e ndjekur nga Shkodra, Vlora dhe Dibra me 168 punonjës informalë.

Ndërsa sipas profesioneve, punonjësit informalë më të lartë rezultojnë të jenë punësuar në sektorin e tregtisë, pasuar nga ndërtimi dhe ndërmarrjet prodhuese. Nga subjektet e kontrolluara, norma mesatare e punonjëseve të parregullt rezulton të jetë shqetësuese me 5 punonjës për subjekt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit