Bizneset kërkojnë punëtorë, të rinjtë i refuzojnë: S’mbarojmë shkollën për të punuar kamerierë

Bizneset kërkojnë punëtorë, të rinjtë i refuzojnë:…

Bizneset në bregdet të vendit janë duke vuajtur për fuqi punëtore. Mungesa e stafeve të kamarierëve, banakierëve, punonjësve të kuzhinës dhe higjenës sanitare, janë të dukshme. Ndonëse bizneset tentuan të marrin punëtor të huaj, sërish kjo nuk e zgjidhi boshllëkun e tregut të brendshëm. Shqiparët janë larguar drejt emigrimit, teksa ata të rinjë që kanë mbetur ose presin të ikin ose refuzojnë të punojnë në të tilla sektore.

Shifrat e të rinjve të papunë në Shqipëri kanë ardhur në rritje. Referuar të dhënave të INSTAT, në tetor-dhjetor të vitit 2022, rezultuan të papunë 75.050 persona të moshës 15-29 vjeç ose mbi 3600 të rinjtë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të rinjtë shprehen se puna në Shqipëri nuk vlerësohet si duhet, ndaj i përkushtohet studimeve për të fituar pse jo dhe të drejta studimi jashtë vendit.

Nuk ka punë, kam bërë disa aplikime, por nuk kam marrë asnjë përgjigje, asnjë telefonatë”, tha një i ri.


Mungesa e komunikimit nga ana e pronarit është një nga arsyet se përse të rinjtë refuzojnë të punojnë”, tha një tjetër i ri.


“Nuk mund të bëj shumë vite shkollë e në fund të punoj kameriere”, tha një vajzë e re.


“S’ka punë, ka vende vetëm për kamerierë, ose për shembull pastrim peshku. Të rinjtë refuzojnë sepse kanë frikë se tallen nga shokët”, tha një prind.

E duket se vendet e punës si kamarier, punë krahu, pastrim i higjenës, apo puna në ndërtim do të vijojë të ketë probleme në gjetjen e punëtorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit