Bizneset në Lungomare kundër draftit të ministrisë së Turizmit: Do ngrihemi në protestë

Bizneset në Lungomare kundër draftit të ministrisë…

Draft i ministrisë së Turizmit është kundërshtuar sot edhe nga operatorët turistik të pozicionuar përgjatë shëtitores bregdetare “Lungomare”.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se ata kanë depozituar në bashkinë e Qytetit të Vlorës, në prefekturën e Qarkut dhe Tatimet një kërkesë për të rishikuar fashat orare të funksionimit. Distancat e parashikuara pasi sipas tyre kjo nuk i favorizon. Sipas tyre, deri në orën 17:30 në këto biznese nuk kryhet as 20 % e xhiros ditore.
Sakaq, disa prej kërkesave të tyre lidhen me;
-distancat dhe kostot,
-zerimi i taksave vjetore ( lokale),
-ndryshimi i tarifave për shfrytëzimin e hapësirave publike në shëtitore.
-Lehtësimi i masave mbi praktikat personel/klient
Ndër të tjera ata paralajmërojnë se do të pezullojnë aktivitetin e tyre tek Tatimet nëse nuk respektohen kërkesat, ndërsa shtojnë se fitimi nuk i justifikon shpenzimet.

Nё rast se kërkesat e tyre nuk plotësohen, 35 bizneset, tё rёna dakort nё unanimitet tё plot, do tё shkojnë nё protestё deri nё mbylljen e licensёs sё biznesit, pezullimin e aktivitetit tё tyre me afat tё pacaktuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit