Biznesi i vogël në Greqi thirrje qeverisë/ Të hapen kufijtë me Shqipërinë

Biznesi i vogël në Greqi thirrje qeverisë/…

Lidhja e Biznesit të Veshjes së Gatshme në Greqi i ka bërë thirrje qeverisë greke të hapen kufijtë tokësorë me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë Veriore

“SEPE” ka kërkuar të lejohen të kalojnë pa karantinë para 15 qershorit profesionistët e bizneseve anëtare të Lidhjes.
SEPE i drejtohet me letër të hapur 4 ministrave të Greqisë, të Ekonomisë, Zhvillimit, Mbrojtjes së Qytetarit dhe ministrit plotësues të kryeministrit.

Kryeministri grek Micotakis ka theksuar sot se përderisa ecuria e pandemisë e lejon, kufijtë tokësorë të Greqisë do të hapen gradualisht për të gjithë turistët e lejuar, deri në 15 qershor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit