Biznesi vuan për punëtorë vendas. Të huajt nuk e bëjnë punën...

Biznesi vuan për punëtorë vendas. Të huajt…

Më shumë se asnjëherë tjetër bizneset po përballen me mungesë stafi. Largimi i shumë të rinjve nga Shqipëria po i pasqyron pasojat mbi forcën punëtore.

Mund të themi se ka patur gjithmonë një hendek të krijuar mes bizneseve dhe punonjesve, si përshembull mentaliteti për të punësuar farefisin, parregullësi në kontratë, moszbatim të saj apo fare të padeklaruar.

Mënyra e gabuar e funksionimit të bizneseve, bëri që të rinjtë të mos trokisnin më në këto dyer për t’u punësuar, por të largoheshin fare në vende ku respektohej kontrata, trajtoheshin me dinjitet dhe ndiqej parimi “Eprori i eprorit tim, nuk është eprori im”.

Të gjendur në këtë situatë nisi importi i punëtorëve të huaj, por nuk dha ndonjë rezultat.

Të dhënat nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) bënë të ditur se deri në fund të vitit 2023, në vend kishte rreth 10 mijë të huaj që kishin marrë leje pune.

Kjo shifër nuk është as sa 2% e totalit të forcës së punës, e punësuar në sektorin privat jobujqësor.

Rritja e pagave gjithashtu nuk solli rritje të produktivitetit por më shumë nga gërryerja e fitimeve.

Sa i takon sektorit të turizmit pritet që numri i hyrjeve të shtetasve të huaj të shtohet me të paktën 30%, siç tregoi dhe tendenca e muajve të parë të vitit, por nga ana tjetër ka një “frikë” të madhe: mungesa e fuqisë punëtore.

Ironike është se këtë vit priten më shumë turistë, bizneset kanë shtuar kapacitetet akomoduese në përgjigje të kërkesës, por ka më pak punonjës.

Ndërkohë që nga shteti, si gjithmonë, mos prisni asnjë ndihmë, apo përpjekje për rregullim tregu e konkurrence.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit