Biznesmeni homoseksual: Unë do shtoj miliardat! Kritikon të varfërit: Punoni më shumë!

Biznesmeni homoseksual: Unë do shtoj miliardat! Kritikon…

Milioneri Barrie Drewitt Barlow ka thënë se do të shpenzojë më shumë para këtë dimër teksa shumë prej nesh do të përballen me një krizë ekonomike.

Babai i shtatë fëmijëve ka deklaruar se nuk do të përballet me të njëjtat sfida me të cilat do t’i duhet botës të përballojë këtë dimër.

51-vjeçari thotë se situata aktuale do ta pasurojë atë akoma edhe më shumë. Barrie madje kishte një mesazh për njerëzit që do kenë vështirësi ekonomike këtë dimër.

Duke folur për The Sun, Barrie tha: “Kriza e kostos së jetesës vetëm rrit pasurinë time. Njerëzit po bien në pikiatë dhe për këtë arsye duhet të blejnë më shumë produkte ekonomike shtëpiake dhe të kujdesit personal, duke u larguar nga markat më luksoze dhe të shtrenjta.

Barrie sapo ka mirëpritur fëmijën e tij të shtatë, Romeo, me të fejuarin Scott Hutchinson, 27 vjeç.

Milioneri ka më shumë se 175 milionë paund dhe thotë se nuk ndjen asnjë faj për pasurinë e tij. Për njerëzit që tani janë duke patur vështirësi ekonomkike, ose do të kenë gjatë dimrit, Barrie u thotë se ai ‘u vjen keq’ për ta, por ata duhet të punojnë më shumë.


Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit