Biznesmeni italian u zhduk pa gjurmë në malet e Pukës, pritet ADN-ja

Biznesmeni italian u zhduk pa gjurmë në…

Ende asnjë gjurmë e biznesmenit italian, Davide Pecorelli. 45-vjeçari është parë për herë të fundit më 6 janar të këtij viti në Pukë, ndërsa mjeti që kishte marrë me qera është gjendur i djegur në fshatin Reps.

Pas publikimit të lajmit për zhdukjen e tij, mediat italiane zbuluan detaje të tjera lidhur me vizitën e tij në Shqipëri. Kjo pasi sipas tyre, ish-gjyqtari i futbollit kishte ardhur në vendlindjen e partneres së tij të re për të zgjeruar biznesin. Por mbetet mister përse ka shkuar në Pukë, pasi e reja vinte nga qyteti i Vlorës.

45-vjeçari ka tre fëmijë me gruan e tij të parë, dhe një djalë tjetër me partneren e tij shqiptare, e cila pretendon se biznesmeni nuk ka pasur konflikte me njëri. Ndërkohë që pista kryesore e dyshimit është ajo e prishjes së pazareve.

Mbetet për t’u parë nëse eshtrat që janë gjetur në mjetin tip “Skoda” i përkasin 45-vjeçarit, pasi ora dhe celulari, gjithashtu të gjetur në mjet janë të tij.

Nga kqyrja paraprake është vënë re se mbi eshtra nuk ka shenja plumbi apo dhune, megjithatë mbetet për t’u vërtetuar nga ekspertiza mjeko-ligjore. Nga Italia, ndërkohë ende pritet mostra e ADN-së së familjarëve të Pecorelli, në mënyrë që të provohet nëse eshtrat e gjetura në mjet janë të tijat apo jo. /dosja.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit