Biznesmeni në Nikël grabitet nga 10 persona, i presin gishtin dhe i marrin 100 mijë euro

Biznesmeni në Nikël grabitet nga 10 persona,…

Një biznesmen në Nikël të Fushë Krujës, Nazim Çangu është dhunuar dhe lidhur gjatë  grabitjes të banesës së tij. Grabitësit i kanë prerë gishtin me gërshërë dhe i kanë marrë 100 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur në orën 1 të natës, ku 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe kanë vjedhur mbi 100 mijë euro.

Grabitësit e maskuar pasi kanë mbyllur në një nga dhomat e banesës gruan dhe 4 fëmijët, më pas kanë marrë biznesmenin Nazim Çangu, të cilin e kanë rrahur, dhunuar dhe gjuajtur me qytën e armë.

Duke e kërcënuar që të tregonte për çelësin e kasafortës, ata i kanë prerë edhe njërin gisht me gërshërë.

Ata kanë arritur të marrin çelësin e kasafortës ku mbante paratë dhe sendet me vlerë.

Grabitësit kanë marrë para kesh dhe florinj, që arrijnë vlerën e mbi 100 mijë eurove.

Sipas informacioneve, grabitësit ishin të armatosur me pistoleta dhe kallashnikovë, ndërsa njëri prej tyre ishte i veshur me një uniformë policie.

Sipas familjarëve, biznesmeni i grabitur mëngjesin e sotëm nuk ka lidhje me një tjetër person me të njëjtat gjeneralitete të tij që ka qenë i arrestuar për kanosje të një prokurori në Krujë.

Biznesmeni ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme nga mjekët.

Policia thekson se po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, sipas policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit