Biznesmeni porosit shokun t’i vrasë dashnoren, viktima masakrohet në bojlerin me avull

Biznesmeni porosit shokun t’i vrasë dashnoren, viktima…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kolumbi, teksa një biznesmen i martuar ka porositur shokun e tij që të vrasë dashnoren dhe më pas trupin e saj ta masakrojë në furrën e një bolieri me avull. Jucelino Pinto da Fonseca akuzohet se ka porositur Ronaldo Rodrigues Ferreira të masakronte Lilian de Oliveira në bolierin e avullit. Arsyeja e këtij urdhri ka qenë shmangia e pagesës për fëmijët e tij të paligjshëm jashtë martese të bërë me dashnoren.

Autori dhe porositësi i kësaj ngjarje është arrestuar dhe bashkë me to edhe dadoja e cila akuzohet se ka dhënë informacionet për lëvizjet e Lilian, në mënyrë që dyshja të organizonte sa më mirë vrasjen e saj pa u pikasur nga të tjerë. Dadoja ka kryer bashkëpunimin në krim pasi i ishte premtuar rikthimi i kujdestarisë së të bijës.

Porositësi dhe vrasësi janë prangosur dhe akuzohen për peng marrje dhe vrasje. Sipas hetuesve, krimi është kryer pasi porositësi i urdhrit dhe viktima kishin një marrëdhënie intime jashtë-martesore dhe dyshja kanë debatuar shpesh për kostot e vajzës që kishin bashkë, ndërsa nuk donte që kjo marrëdhënie të kuptohej nga gruaja e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit