Bjellorusi-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Bjellorusi-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëria zbret në fushë pas rreth 10 muajshdhe e bën këtë nga Minsku i largët  ku do të laujë ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Nations League, përballë Bjellorusisë.

Në një stadium të boshatisur, për shkak të pandemisë Covid-19, kuqezinjtë e Edi Rejas janë gati të debutojnë në mënyrën më të mirë të mundshme në edicionin e dytë të këtij kompeticion dhe të provojnë fitoren.

Pavarësisht mungesave të shumta për shkak të dëmtimeve, trajneri Edi Reja n uk ka hequr dorë nga rreshtimi i tij i preferuar 3-5-2 dhe ka ndarë mendjen për 11 futbollistët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Bjellorusia: Gutor; Zolotov, Martynovich, Naumov, Bordachev; Nekhaychik, Yablonski, Selyava, Stasevich; Dragun, Lisakovich

Shqipëria në portë Strakoshën, mbrojtje: Dermaku, Gjimshiti, Veseli. Në mesfushë: Trashi, Hysaj, Gjasula, Abrashi dhe Keidi Bare. Në sulm Sokol Cikalleshi i mbështetur nga Rei Manaj

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit