“Bjere këtu telefonin moj”/ Del video e dhunës së shefit të Komisariatit ndaj aktivistes në Divjakë

“Bjere këtu telefonin moj”/ Del video e…

Para pak çastesh u bë publik lajmi se një aktiviste e PD në Divjakë është rrahur brutalisht nga shefi i Komisariatit në këtë qytet. Elsa Bita tha për mediat se është dhunuar pasi po filmonte një takim elektoral të PS në Divjakë. Në këtë moment, shefi i Komisariatit i kërkoi celularin ndërsa u ndesh me rezistencën e saj, dhe e dhunoi deri sa i theu krahun. Në pamjet e siguara shihet teksa ajo ndiqet me vrap nga një person, për të cilin Bita pretendon se është shefi i komisariatit të policisë Divjakë, Altin Shehu. “Bjere këtu telefonin. Hajde këtu, bjere, zhduke, hiqe”, dëgjohet duke thënë personi që e ndjek, ku nuk mungojnë edhe ofendimet.

VIDEO

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit