"Bjeri Melisa"/ Dhunohet një nxënëse e shkollës 'Kongresi i Manastirit' në Tiranë

“Bjeri Melisa”/ Dhunohet një nxënëse e shkollës…

Dhuna dhe bullizimi në shkolla nuk po njeh kufij, përsa kohë të rinjtë e kanë më lehtë t’i filmojnë skena të tilla, sesa të ndërhyjnë për t’i shuar ato. I tillë është edhe një rast i fundit në shkollën 9-vjeçare ‘Kongresi i Manastirit’ në Tiranë. Një nxënëse është dhunuar nga 4 shoqet e saj, duke u goditur e rrëzuar në tokë.

Pamjet e dhunës janë filmuar nga nxënësit e tijerë, të cilët inkurajojnë edhe më tepër dhunuesit. “Bjeri Melisa” dëgjohet të thotë një prej nxënësve që kishte vendosur të luante rolin e kameramanit në skenën e dhunës.

Ndaj vajzës së dhunuar janë përdorur edhe ofendime me fjalor banal, duke i kërkuar të distancohet nga grupi i shoqërisë. Të tjerë nxënës kanë shijuar përleshjen e ndodhur mes moshatareve të tyre duke mos reaguar për asnjë moment.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit