Bledi Çuçi: Duhet t’i thoni faleminderit Policisë së Shtetit

Bledi Çuçi: Duhet t’i thoni faleminderit Policisë…

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ditën e sotme ka thirrur në interpelancë ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi për të dikutuar mbi rendin në vend, kriminalitetin dhe emigracionin e paligjshëm.

Gjatë fjalës së tij Çuçi u shpreh se falë punës së plicisë vrasjet janë në ulje. Ministri tha se në vitin 2012 numri i vrasjeve ishte 126, ndërsa tani kjo shifër është përgjysmuar.

Në 2006 kishim 87 vrasje me numër viktimash 95. Në 2008 ishin 88 vrasje me dashje me 93 viktima. Në 2011 kishte 124 vrasje me dashje me 142 viktima, në 2013 107 vrasje me dashje dhe 124 numër viktimash. Ndërsa në 2014-2018 nis një rënie e numrit të vrasjeve. Deri në 2021 që kemi ulur në 61 numër vrasje me 66 viktima. Janë statistika jo opinion. Kemi dhe 8 mujorin tani 36 vrasje me dashje me 41 viktima. E kemi gjetur në 2012 me 126 dhe tani kemi 61, pra më shumë se përgjysmuar”, tha Çuçi.

Më tej, ai shtoi se nuk ndihet krenar për numrin mesatar të vrasjeve me dashje dhe që sipas tij numri është ulur dhe për këtë duhet falenderuar policia e shtetit.

Çuci tha se objektivat e reja kanë të bëjnë me vendosjen e një raporti kushtetues mes ministrit dhe policisë.

S’mund te jemi krenar për mesatarisht 60 vrasje me dashje por duke parë shifrat që mesatarja nga 2006 në 2015 ka qenë me 117 viktima, këtu duhet bërë diferenca dhe duhet tit hemi faleminderit policisë së shtetit. Tani të hyjmë të objektivat dhe masat që kemi marrë: Të vendosim një raport kushtetues mes ministrit dhe policisë“, tha Çuçi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit