Bledi Klosi kopjon Selami Jenisherin! Shkon në parlament me biçikletën e tij modeste

Bledi Klosi kopjon Selami Jenisherin! Shkon në…

Ish-ministri Blendi Klosi ka zgjedhur që sot të shkojë me biçikletë në seancën e sotme të Kuvendit. Sekretari organizativ i PS-së si duket ka nisur të mendojë disi për nënë natyrë, duke lëvizur kështu me biçikletë dhe duke ulur nivelin e ndotjes në kryeqytet.

Në fakt nuk dihet saktësisht nëse ka qenë ky qëllimi i Klosit, apo thjesht ka zgjedhur këtë mjet për shkak të trafikut të rënduar në Tiranë, por ajo që vërehet është se Klosi zgjodhi mënyrën më të mirë për të rënë në sy pas shkarkimit si ministër, ndonëse duket si ide e ‘vjedhur’ nga Selami Jenisheri.

Kujtojmë që pak muaj më parë edhe Jenisheri u pa të lëvizte me një vicikletë rozë, me mdoelin e tij të ri të flokëve. Më poshtë keni fotot e dy politikanëve që përshkojnë rrugët e Tiranës me bisçikletë, ndërsa theksohet se mjeti lëvizës i Klosit ka kushtuar vetëm 500 euro.

Bicikleta e Klosit:

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit