Bledi Mane: Të hash, të dhj**ësh dhe qeveria të nis me punë në Bruksel

Bledi Mane: Të hash, të dhj**ësh dhe…

Një ditë pasi do largohej nga pozicioni i ministrit të bujqësisë, Bledi Çuçi çon një propozim surprizë në mbledhjen e qeverisë. Fiona Fullani, vajza e ish guvernatorit burgaxhi, propozohet përfaqësuese e Shqipërisë për bujqësinë dhe ushqimin pranë Bashkimit Evropian me zyra në Bruksel

Shkruan Bledi Mane

Më datë 15 dhjetor 2020, një ditë pasi do largohej nga pozicioni i ministrit të bujqësisë, Bledi Çuçi çon një propozim surprizë në mbledhjen e qeverisë. Fiona Fullani, vajza e ish guvernatorit burgaxhi, propozohet përfaqësuese e Shqipërisë për bujqësinë dhe ushqimin pranë Bashkimit Evropian me zyra në Bruksel. E vetmja meritë e kësaj vajze është shoqëria e shokut të saj Armand Shkullaku me Bledi Çuçin dhe njëkohësisht Fiona ka namin si pinjolle e një familje që vetëm hanë e hanë pa fund derisa e hanë nga babëzia.

Zonja Fullani nuk ka as arsimimin bazik dhe asnjë lloj eksperience dhe zero kontribute në fushën e bujqësisë apo blektorisë duke ofenduar e poshtëruar disa dhjetra dijetarë e specialistë që ka vendi ynë në shkencat agrikulturore. Ndërkohë që dje interesohesha për të marrë një kopje të propozimit zyrtar në Ministrinë e Bujqësisë, dikush informoi Fullanët të cilën në mbrëmje kërcënuan një familjarin tim. Jo mua, jo, por një familjarin tim dhe kujtuan se do më trembnin e do më mbyllnin gojën.

Tani fatin e Fionës e ka në dorë kryeminstri nëse kjo vajzë do niset me mision drejt Brukselit apo do vazhdojë të tundet e të shkundet rrugëve të Tiranës. Unë i sygjeroj të rrijë këtu ku e njohin disa restorante dhe i japin të hajë, ndërkohë atje në Belgjikë nuk e njeh njeri dhe do i thahet zorra për dreka dhe darka qyl.

 

burimi: pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit