Blegtorët e jugut në protestë: Subvencionet si lëmoshë

Blegtorët e jugut në protestë: Subvencionet si…

Blegtorë nga Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, Saranda dhe Delvina janë ngritur në protestë këtë të hënë duke bllokuar urën e Kardhiqit, pasi nuk kanë marrë asnjë subvencion nga Ministria e Bujqësisë.

Ata thonë se nuk kanë pasur asnjë takim me zyrtarë të qeverisë edhe pse janë taksapagues të këtij vendi. Blegtorët kanë kërkuar takim me ministren e bujqësisë, duke ngritur si shqetësim çmimin e ulët të qumështit, mungesën e kullotave dhe monopolizimin e tregut.

“Jemi shumë të rrezikuar nga falimenti, 100%”, thotë një blegtor nga Saranda.

Protestuesin ngrenë si shqetësim ngritjen e fabrikave të prodhimit të qumështit, që të bëra bashkë kanë për qëllim uljen e çmimit të qumështit dhe mishit, gjë që ua ka vështirësuar shumë punën.

Blegtorët thonë se nëse nuk merren masa për rritjen e subvencioneve do të përshkallëzojnë protestën, duke bllokuar rrugët e qyteteve të tjera duke derdhur produktet nëpër rrugë, madje janë të detyruar që të shesin bagëtitë.

I pari jam unë që mbaj familje të tëra. Po nuk ndryshuan gjërat do t’i  fal bagëtitë, do t’u hap shtegun t’i hajë ujku, jo njeriu. Kështu jemi të tërë. Kam 400 krerë bagëti. Do t’u hap shtegun t’i hajë ujku, se asnjë mbështetje nuk ka nga shteti. Fare nuk ekziston. As në kullotat. Kullotat s’i njohim fare ne njëherë nga shteti. Subvencionet janë tallje. Gjithçka është drejt zhdukjes, ne jemi drejt falimentimit”, thotë një tjetër fermer.

Blegtorët pretendojnë se subvencionet nga BE kanë ardhur, por janë vjedhur nga zyrtarët për të ndërtuar zyra dhe përfitime personale duke mos shpërndarë asnjë fond për ta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit