Blegtorët në protestë, po derdhim qumështin nëpër kanale

Blegtorët në protestë, po derdhim qumështin nëpër…

Sektori i blegtorisë në vendin tonë prej kohësh po përballet me sfida. Sipas një njoftimi që ka shpërndarë në rrjete sociale “Blegtoret Prodhues të Qumështit” ditën e nesërme ata do të ngrihen në protestë në orën 12:00 tek rreth rrotullimi i Savrës në Lushnje.

Ulja e çmimit të qumështit në mënyrë drastike prish konkurrencën dhe shkatërron tregun e lirë. Sipas tyre qumështi i importit po e “mbyt” Shqipërinë dhe paguhet më shtrenjtë sesa qumështi i fermerit. Disa fermerë prej një jave nuk dorëzojnë qumështin e tyre nëpër fabrika pasi nuk kanë renë dakord me çmimin dhe po e derdhin nëpër kanale.

Njoftimi i plotë nga shoqata “Blegtorët Prodhues te Qumështit”:

ERDHI DITA..

NESËR E HËNË DT 8/4 ORA 12:00 PROTESTË TEK RRETH RROTULLIMI I SAVRËS NË LUSHNJE.

Është bërë njoftimi i uljes së çmimit te qumështit në mënyrë drastike nga përpunuesit e qumështit, të gjithë ata së bashku në të njëjtën kohe me të njëjtin çmim.

Kjo prish konkurrencën dhe shkatërron tregun e lirë dhe ne si shoqatë nuk mund të pajtohemi.

Qumështi i importit po mbyt Shqipërinë dhe paguhet më shtrenjtë se qumështi i fermerit vendas, por përpunuesit nuk duan t’ia  dijnë.

Për 34 vjet blegtoria është një sektor i keqtrajtuar nga përpunuesit dhe nga vet shteti, duke mos i kushtuar vëmendjen e duhur ndër vite.

Por djem dhe vajza të rinj që janë kthyer nga emigracioni dhe bankat e shkollës duke investuar në blegtori për një të ardhme më të mirë janë njerëz që përqafojnë teknologjinë dhe inovacionin për fermat e tyre, dhe njëkohësisht e kuptojnë më së miri shtypjen që po iu behet.

Disa fermerë prej një javë nuk dorëzojnë qumështin e tyre nëpër fabrika pasi nuk kanë rënë dakord me çmimin dhe mënyrën se si janë trajtuar për këtë mosdakordësi. Qumështi i tyre po derdhet nëpër kanale.

TURPI I MADH DHE POSHTËRIMI QË PO I’U BEHET KËTYRE FERMERËVE KËRKON PËRGJIGJE URGJENTE.

TË BËHEMI BASHKË PËR TË ARDHMEN TONË DHE TË FEMIJËVE TANË

Ju Mirëpresim!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit