"Blemë apartamentet 1 500 € m², sot nuk futemi dot në shtëpi"

“Blemë apartamentet 1 500 € m², sot…

Shiu që përfshiu kryeqytetin këtë të dielë shkaktoi përmbytje dhe vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve në shumë lagje të Tiranës.

Një nga zonat më të prekura është dhe Rezidenca Reluks, që ndodhet në afërsi të Shkozës vetëm disa kliometër larg nga qendra e Tiranës. Banorët tregojnë se kanë shpenzuar deri në 1 500 euro për metër katror në momentin kur blenë apartamentet, por sot i gjithë vendi u përmbyt që në 10 minutat e para të shiut.

Ata shtojnë se tubacionet nuk mjaftojnë për të thithur ujin e shiut dhe shpesh bllokohen. “Ne nuk po hyjmë dot në shtëpitë tona që i kemi blerë nga 1 500 euro metri katror,” shkruan njëri prej tyre.

Qytetari që denoncon rastin ka shkruar: Rezidenca “Reluks” në Tiranë. Me 10 minuta shi dhe u përmbyt. Ndërtuesi thotë që s’ka faj, por ka bërë kanalizimet me tuba të ngushta dhe nuk thithin dot ujin se bllokohet. Ne nuk hyjmë dot në shtëpitë tona që i kemi blerë nga 1 500 euro metri. Ju lutem anonim.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit