Blendi Gonxhe "lag" Elisa Spiropalin

Blendi Gonxhe “lag” Elisa Spiropalin

Prurja e re Edi Ramës në Parlament, Blendi Gonxhe, nuk e ka nisur aspak mirë seancën e parë si ministër i Kulturës. Me aspak kulturë e xhentilesë, Gonxhja është parë të hyjë në sallën e Parlamentit, shoqëruar nga Elisa Spiropali. Gonxhja është vlerësuar nga Rama si një drejtues publik që ka spikatur për reformimin dhe modernizimin mbresëlënës të institucionit, thënë ndryshe, është cilësuar si një super patronazhist në mbledhjen e votave për socialistët.

Seancën e kësaj të hëne, Gonxhja ka lagur “Mamicën” e “Skëndërbeut”, Elisën e Ramës, duke e lënë në shi. I kollarisur, dhe me një ecje prej fotomodeli, Gonxhe harroi të vëri nën ombrellë edhe Spiropalin, duke e lënë atë të laget në shi. Si duket kanë qenë emocionet si ministër, të cilat bën që Gonxhja të harrojë xhentilesën dhe kulturën e një socialisti të thekur.

Njerëzit më të afërt të Ramës e kanë cilësuar Blendi Gonxhen si të ardhmen e qeverisë dhe se Rama po mendon për më shumë për Gonxhen e vyshkur të korrupsionit dhe vjedhjes nëpërmjet tenderave me lekët e taksapaguesve shqiptarë. Dyshohet se ai do të jetë masha e Ramës në grupin e socialistëve për të frenuar intrigat që po thur nga njëra anë Veliaj e nga ana tjetër Balluku, për të marr drejtimin e partisë ose për të pasur influencë të konsiderueshme në të.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit