Blendi Gonxhja gati për SPAK, 500 milionë lekë për skanime firmës që garoi “me vetveten”

Blendi Gonxhja gati për SPAK, 500 milionë…

Përsëri Blendi Gonxhja! Përsëri emri i tij shfaqet në listën e tenderave të dyshimtë të cilët më së paku duhen hetuar nga SPAK për shkak të pikave në të cilat “çalon gomari”. Jemi mësuar shpesh me tënderat që shkojnë në kufijtë e dyshimeve të forta e madje deri në vjedhje të hapura, por ky që do t’ju paraqesim në vijim është me të vërtetë një tender skandaloz i denjë për të përfunduar para syve të SPAK.

Bëhet fjalë për një procedurë prokurimi të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor që mban numrin e referencës REF-96774-05-28-2021. Objekti i këtij tenderi është “Shërbim printimi, fotokopjimi dhe skanimi në sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme dhe Drejtoritë Rajonale në varësi” me një fond limit prej 46,797,617 lekë të reja pa TVSH ose rreth 560 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Shikohet qartë se në mënyrë mjaft të çuditshme janë planifikuar të shpenzohen mbi gjysëm miliardi lekë të vjetra me TVSH për shërbime printimi, fotokopjimi e skanimi. Për të vënë duart në kokë apo jo? Mirëpo edhe nëse e lëmë mënjanë vlerën marramendëse që kërkohet për këto shërbime, vetë tenderi ka procedura tepër të dyshimta. Kështu shikohet se në garë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, “INFOSOFT OFFICE” shpk në pronësi të Gëzim Dobit me vlerë të ofruar 44,807, 960 lekë të reja pa TVSH dhe “ADENIS KASTRATI KASTRATI” shpk me vlerë të ofruar zero lekë.

Pra “de facto” nuk ka patur aspak konkurrencë pasi ka fituar firma që përballë ka patur një firmë që nuk ka ofruar fare asnjë shifër. Me pak fjalë është një lloj si të thuash se firma e Gëzim Dobit ka garuar me veten e saj dhe ka fituar. Bëhet fjalë për jo pak por për një shifër prej gati 500 milionë lëkë të vjetra me TVSH. Natyrisht siç ndodh shpesh në këto raste, vlera fituese është thuajse identike me vlerën e fondit limit, përkatësisht sa 95.74% e tij. Ka lezet ao jo? Si mendoni, a do të përfundojë kësaj rradhe Blendi Gonxhja para SPAK? JOQ Albania

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit